LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM nuk lëshon pe për zgjedhjet: Së pari presidencialet, pastaj ato parlamentare në afatin e rregullt

LSDM nuk planifikon që ta ndryshojë qëndrimin e saj. Siç thonë prej atje, qëndrimi i tyre është parimor dhe i njohur, se në pranverë do të mbahen zgjedhjet presidenciale e pas tyre ato parlamentaret, në afatin ligjor.

“Qëndrimi ynë për datën e zgjedhjeve është parimor, që në fillim ne thamë se së pari do të mbahen zgjedhjet presidenciale ndërsa pastaj në afatin e rregullt ligjor do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në pjesën e grupeve të punës, po pres koordinim gjatë javës së ardhshme me të gjitha partitë politike në Kuvend që të hapet kjo çështje dhe ne si parti politike jemi të gatshëm dhe do të emërojmë anëtar për caktimin e datës së saktë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare sipas ligjeve”, tha Darko, Kaevski, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së.

Të rikujtojmë se kryetari i Kuvendit partive politike u dha afat deri në Vitin e Ri që ta dakordojnë datën e zgjedhjeve. Siç tha Xhaferi, obligimi i tij kushtetues dhe ligjor është që t’i respektojë afatet. I pyetur se si e komenton paralajmërimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi se do t’i shpallë zgjedhjet nëse merren vesh partitë, Kaevski me përgjigje.

“Patjetër se deri në Vitin e Ri ka kohë të mjaftueshme për t’i formuar grupet e punës, pastaj gjatë punës të caktohen datat e sakta për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Besoj se kjo do të ndodhë deri në fund të këtij viti, përkatësisht se deri në Vitin e Ri do të kemi datë konkrete që do të miratohet me konsensus, pres konsensus nga të gjitha partitë politike”, pohoi Darko, Kaevski, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE me qëndrim se nuk ka logjikë që të shpenzohen para për zgjedhje të ndara që do ta kushtojnë shtetin më shumë. Megjithatë shtojnë se do të jenë pjesë e grupeve të punës. Opozita e bashkuar shqiptare, përkatësisht Lidhja Europiane për Ndryshime ku marrin pjesë Lëvizja Demokratike, Besa dhe Alternativa, kërkuan dorëheqje dhe zgjedhje të shpejta e të dyfishta. Kërkesa e tyre, siç thonë po bazohet në raportin e keq të KE-ja për progresin e Maqedonisë.

“Dorëheqje e parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenar Lloga. Kjo duhet të ndodhë si akt i përgjegjësisë politike dhe sinjal i mirë për partnerët tanë se vërejtjet e tyre shteti ynë po i merr  me seriozitet. Të shpërbëhet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen së bashku. Çdo ditë e kaluar në pushtet me këtë qeveri kriminale është humbje për qytetarët”, theksojnë nga LEN.

Nga Lidhja Europiane për Ndryshim shtojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do ta rishqyrtojnë përkrahjen e tyre për ndryshimet kushtetuese në këtë mandat të Kuvendit. Nuk përjashtohet ngrirje e plotë e përkrahjes derisa nuk ndryshohet pushteti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close