BotaLajmeTopLajm

Netanyahu paralajmëron “realitet të ri” në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, la të kuptohej se s’do t’ua mundësojë më autoriteteve palestineze kontrollin mbi Gazën pasi të përfundojë lufta, duke thënë se ato “kishin dështuar në çmilitarizimin dhe deradikalizimin”.

Siç ka raportuar CNN të dielën, Netanyahu ka thënë para mediave se prioritet parësor i Izraelit është shkatërrimi në tërësi i Hamasit, derisa ka potencuar se një autoritet palestinez duhet të bashkëpunojë për dy qëllime.

“…Njëri është çmilitarizimi dhe i dyti është deradikalizimi i Gazës…Dhe më duhet të them se autoritetet palestineze kanë dështuar për fat të keq në të dyja pikat”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit të Izraelit, në Gaza duhet të krijohet një realitet i ri.

“Ne duhet t’i japim Gazës një të ardhme më të mirë, le të mos e çojmë atë në një të kaluar të dështuar. Le të krijojmë një realitet të ri atje”, ka shtuar ai.

Netanyahu pati thënë se pas përfundimit të luftës me Hamasin, Izraeli do të merrte nën kontroll Gazën, por kjo ishte kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close