LajmeMaqedoniTopLajm

Konfirmohet lajmi i Top24: Shkarkohet mufty i Tetovës

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame më 08.11.2023 mbajti mbledhjen e rregullt të Rijasetit në të cilën u diskutuan dhe u analizuan aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023. Rijaseti e cilësoi si të suksesshëm këtë vit për sa i përket aktiviteteve fetare të organizuara nga organet dhe institucionet e BFI-së. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili.
Po ashtu nga detyra u shkarkua edhe Muftiu i Muftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, në vend të të cilit u emërua Ushtrues Detyre Mufti i Muftinisë së Strugës Mr. Jusuf Ismaili, deri në zgjedhje të reja.
Rijaseti i BFI e RMV, si organi më i lartë kolektiv, vendimet e lartëpërmendura i mori për ta ruajtur unitetin e popullatës muslimane në vendin tonë si dhe për ta ruajtur integritetin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
Zyra për informim pranë BFI e RMV
Ndryshe portali Top24 gjatë ditës së djeshne raportoi se BFI planifikon të shkarkoj Qani Nesimin  nga detyra myfty i muftinisë së Tetovëa për shkak se siç mësohet jozyrtarisht muftiu i Tetovës ka heshtur dhe nuk ka reaguar për shpronësimin e “Arabatit Baba” nga kompaia Teteks duke i shkaktuar kështu një dëm kolosal kulturës fetare islame dhe bekteshiane në RMV.
Për të parandalur shkarkimin e tijmuftiu i Tetovëa sot detyroi muftininë që të Reagoj dhe të kundërshtoj mbledhjen e sotme të rijasetit pasi e dinte që ai do të shkarkohet.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close