
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se deri më tani përmes Sistemit Evropian për Raportim të Shpejtë të ushqimit të Pasigurt dhe Ushqimit për Kafshë – RASSF, nuk kanë marrë njoftim se në tregun e vendit tonë janë plasuar ujëra minerale dhe pije të gazuara të pasigurta.
Në lidhje me: Kroacia rekomandon pirjen e ujit të çezmës pasi disa persona sëmuren nga pijet e gazuara
Nga AUV sot përmes kumtesës informojnë se janë përforcuar kontrollet inspektuese gjatë importit të ushqimit nga Kroacia.
“Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, AUV e ndjekë gjendjen me rastet e helmimit me pije të gazuara dhe ujë mineral në Republikën e Kroacisë. Janë përëforcuar kontrollet inspektuese ndaj importit të ushqimit nga ky vend dhe nëse paraqitet nevoja, me kohë do të ndërmerren masat e nevojshme për mbrojtje të qytetarëve dhe nga ky lloj i prodhimeve të pasigurta”, ceket në kumtesën e AUV-së.
Ndryshe, autoritetet kroate sot rekomanduan që qytetarët të pinë ujë të çezmës pasi disa persona sëmuren nga pijet e gazuara.Top24



