
Kryetari i Lëvizjes Demorkatike, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar ngjarjet e 6 dhe 7 nëntorit të vitit 1992 në Bita Pazar ku qindra shqiptarë u malltretuan,u torturuan dhe u vranë nga Policia e Maqedonisë, shkruan Top24
🇦🇱31 vite më parë, më 6 dhe 7 nëntor në Shkupin Dardan u vranë, u torturuan, u maltretuan, u plagosën shqiptarët. Safet Sejfullai, Shemsedin Ibrahimi dhe Sulejman Memishi u vranë vetëm për një arsye sepse ishin shqiptarë. Ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992 janë nga ato plagë që kurr nuk do të shërohen, por edhe kurr nuk do të harrohen.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Safet Sejfullain, Shemsedin Ibrahimin dhe Sulejman Memishin e t’i përkujtojmë ata edhe institucionalisht çdo vit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02eiBXirF1ZoScrsf67f2Sn8xfNNqYtgHCDkvA8dV52gUenXTzft7WRJ7ytjMYMeJql&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz



