LajmeRajon

Rama marrëveshje me Melonin, Shqipëria do të strehojë deri në 36 mijë refugjatë në vit

Italia do të transferojë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj, pavarësisht se nuk kanë lidhje me vendin tonë. Kryeministri shqiptar Edi Rama udhëtoi drejt Romës për të firmosur me homologen italiane marrëveshjen e cila do të kthejë Shqipërinë një një vend pritës për të paktën 36 mijë refugjatë më vit. Meloni ishte e vetmja që bëri publike disa detajet të këtij pakti, bisedimet për të cilin kanë nisur pak muaj më parë.

“Emigracioni i paligjshëm është një fenomen që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetëm. Për këtë arsye Shqipëria do t’i japë mundësinë Italisë për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë ku Italia mund të operojë sipas juridiksionit dhe shpenzimeve të saj për dy struktura ku do të strehohen emigrantët. Fillimisht do të jenë 3000 refugjatë, derisa autoritetet italiane të shqyrtojnë kërkesat e tyre për azil. Ky fluks në harkun e një viti mund të shkojë deri në 36 mijë emigrantë. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzënë dhe grupet e tjera vulnerabël. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë i Italisë”, u shpreh Meloni.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close