LajmeMaqedoniTopLajm

Visar Ganiu e kthen edhe “Nëntorin” në muajn rozë pasi kishte haruar në “Tetor”

Muaj Tetor kudo në botë njihet si muaj i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit madje mbahen debate dhe organizime të ndryshme gjatë këtij muaj. Së fundmi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë muajt Tetor kishte veshur një kostim ngjyrë rozë për të shënuar këtë muaj.

Por për dallim nga e gjithë bota, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka vendorsur që edhe këtë muaj të festave kombëtare ta kthej në” Nëntorin Rozë” të Visar Ganiut pasi si duket ka haruar që gjendemi në muajn nëntor dhe tani duhet përgadiur për festat e nëntorit dhe jo për vetëdijësimin kundër kancerit të gjirit që mbahet  në muajn tetor nga ku edhe e ka marë emrin “Tetori Rozë”, shkruan Top24

Por kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu zgjodhi logjikën “më mirë vonë se kurë” dhe kështu u arsyetua përmes postimit të tij në FB, duke e mbuluar ate që ai kishte haruar “Tetorin Rozë” duke u marë me politika më të mëdha.

🎀Këtë herë organizimin për vetëdijësimin për kancerin e gjirit bashkë me Shoqatën “Ezra” vendosëm që mos ta mbajmë në muajin tetor për një arsye të vetme, sepse kanceri i gjirit ekziston më shumë se një muaj, me kancerin e gjirit shumë gra e bashkë me to përballen edhe gjithë familjet e shoqëria 365 ditë në vit.

Edhe njëherë ngremë alarmin me shpresën se mbase edhe mund të shpëtojmë një jetë dhe të themi se kanceri i gjirit shërohet nëse zbulohet me kohë.

Sot gjithashtu ju bëra thirrje institucioneve shëndetësore për më shumë kujdes dhe vëmendje ndaj të prekurve me kancerin e gjirit, për furnizim me të gjitha barërat e nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e të prekurve nga kjo sëmundje.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02JQ8cYCduZexv46vbFHAEMTrD3NDGgp5ibUt721JAheGWSFkvgD2thhJRcHef7YK1l&id=100090016557002&mibextid=Nif5oz

Related Articles

Back to top button
Close
Close