
Komuna e Tearcës ishte pjesë e takimit në Unionit të Bashkive Shqiptare, duke u përfaqësuar nga kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri. Kjo ngjarje e rëndësishme paraqet një platformë të veçantë për anëtarët e UBSHR-së për të ndarë eksperiencat dhe vizionet e tyre mbi temën e zhvillimit të qyteteve në fushën e inovacionit dhe turizmit kulturor, shkruan Top24
“Në këtë takim u diskutua edhe roli i turizmit kulturor në promovimin e trashëgimisë kulturore të qyteteve shqiptare. Mbledhja ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga eksperiencat e ndryshme të bashkive të tjera dhe për të zhvilluar ide dhe projekte të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve tona” tha kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri,.Top24




