LajmeMaqedoni

Kryetari i këshillit të komunës së Vrapçishtit përfaqësoi komunën në unionin e bashkive shqiptare në Gjakovë

Kryetari i këshillit Komunal të Vrapçishtit Emir Durmishi, përfaqësoi komunën në unionin e bashkive shqiptare në Gjakovë,shkruan Top24.

“Me shumë kënaqësi e privilegj në Gjakovë përfaqësuam komunën tonë bashkë me mbi 30 kryetar të bashkive dhe komunave shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Luginës së Preshevës.

Na bëri bashkë Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, në mbledhjen e radhës të këtij mekanizmi PËRBASHKUES.

Në një frymë vëllazërore biseduam për bashkëpunimet mes komunave shqiptare

për projektet e përbashkëta që do të realizojmë vitin e ardhshëm mes komunave tona.

Ndërsa për këtë vit vendosëm që festat e Nëntorit🇦🇱 t’i festojmë bashkë në Tiranë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close