BotaLajme

“Skena të vdekjes dhe shkatërrimit” – palestinezët në Gaza qajnë për ujë, jetojnë me dy copa bukë në ditë

Një palestinez mesatar në Gazë është duke jetuar me dy copa bukë në ditë, që i merr prej ndihmave të Kombeve të Bashkuara, ka thënë drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, Thomas White.

Ai ka thënë se thirrjet kryesore në rrugët e Gazës tani janë “ujë, ujë”.

White, i cili ka thënë se ka qenë në Gazë në javët e fundit, e ka përshkruar vendin si “skenë të vdekjes dhe shkatërrimit”.

Sipas tij, asnjë pjesë tani nuk është e sigurt, dhe njerëzit janë të frikësuar për jetën e tyre, të ardhmen dhe mundësitë për t’i ushqyer familjarët.

Kjo agjenci e OKB-së, është duke i mbështetur 89 furra në Gazë, prej të cilave pritet t’i furnizojnë me bukë 1.7 milion banorë, u ka thënë White diplomatëve të 193 vendeve anëtare të OKB-së, në një takim lidhur me situatën në Gazë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close