
Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka mblshtetur ministrin e drejtësisë Krenar Lloga duke i thënë që të mos dorëzohet, shkruan Top24
Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!
Krenar Lloga, politikan i profilit t’Glaukut madje edhe t’Albinit, i vendosun, krejtësisht vetvetja, kokë që s’thehet leht, thellësisht i lidhun me vuejtjet e t’burgosurve shqiptarë që mbahen padrejtësisht në kazamatet maqedone!
Po shkruej, ngaqë me nxitën ca portale e pak televizione, të cilave nuk iu shkoi për shtati, (madje as për shtrati), kërkesa e struganit si Ministër drejtësie, që t’shqyrtohet kërkesa e tij për amnestimin e të burgosurve!
Thashë
Sa t’mjerë jemi, ne grushti i vogël i shqiptarëve, sa inatçor e t’përçamë n’trojet tona shekullore!
– Në vend që t’përkrahet me ngulm Krenari e t’jemi krenar për guximin e tij prej ministri, ne ia thejmë krahët me budallakitë e inferioritetit!
Nji grusht jemi por mjerisht edhe atë grusht e thejmë n’hundët tona, jo n’hundët e xhelatit!
Krenar Lloga, unë ndjehem krenarë me iniciativën tande por krenarë e krah do t’duhej t’ishin edhe bashkëkombasit e mi n’Iliridë!
Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!
Cyrih, 04.11.2023
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0sA4SMXjxKj2sETN9qgK2pbMNdXetKXioKhG1mtbWspkj7R19h59R38jCHq6TrcnTl&id=100004631101095&mibextid=Nif5oz




