
Daim Luçi, zëvendësministri i kulturës, ka realizuar një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka zhvilluar një takim me deputetin Ayhan Gider, anëtar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.
Fokusi apo qëllimi kryesorë i takimit ka qenë në forcimin e bashkëpunimit kulturore mes dy vendeve, si dhe në mbështetjen e Turqisë për projektet kulturore e shoqërore të Maqedonisë së Veriut.
Luçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin dhe kontributin e Gider dhe ekipit të tij në këtë drejtim. Ai ka theksuar se kultura është një lidhës i fortë mes dy popujve, të cilët kanë një histori të përbashkët dhe një miqësi të vërtetë.
Gider, nga ana e tij, ka vlerësuar vizitën e Luçit si një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai ka premtuar se do të vazhdojë të jetë në shërbim të ngritjes së bashkëpunimit sa më të theksuar, sidomos për nga aspekti kulturorë, mes dy vendeve tona.
https://www.facebook.com/share/p/G5PjicbNbmEXziP1/?mibextid=WC7FNe



