
Kryetari i komunës Tearcës Nuhi Neziri ka njoftuar për aktivitetin e realizuar me temën “Përmirësimi i komunikimit të mbrendshem dhe rrjedhjes së informacionit”,në kuadër të projektit me USAID,shkruan Top24.
“Në kuadër të Projektit për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve nga USAID, sot u mbajt aktivitet me temën “Përmirësimi i komunikimit të mbrendshem dhe rrjedhjes së informacionit”.
Objektivat e sesionit:
✓ Të diskutohen sfidat aktuale lidhur me rrjedhën e informacionit dhe dokumenteve në administratën komunale
✓ Të përcaktohen rekomandimet për përmirësim
✓ Të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet departamenteve dhe sektorëve në komunë, si dhe ndërmjet zyrtarëve komunalë të niveleve të ndryshme



