LajmeRajon

AAK-ja shpërndan trëndafila në Kuvend, “Urime ‘Zajednica’”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur para fillimit të seancës në Kuvendin e Kosovës.

Aty u ka shpërndarë deputetëve të VV-së e kabinetit qeveritar trëndafila e u ka uruar “Zajednicën”.

Fletushka me mbishkrimin “Urime Zajednica” kanë vendosur edhe në foltore.

Aksioni është zhvilluar një javë pas takimeve të ndara që kryeministri Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas atyre takimeve nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, duke e përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar më herët nga diplomatët euroatlantikë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close