
Franca njoftoi se është e shqetësuar për humbjet e jetëve në sulmet e Izraelit kundër kampit të refugjatëve Jabalia, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme thuhet se Franca ndjen keqardhje për shkak të atyre që kanë humbur jetën në sulmin e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në Gaza.
Në deklaratë bëhet e ditur se qeveria e Parisit ka shqetësim për humbjet e jetëve të civilëve palestinezë në sulme.
“Të gjithë duhet të mbrojnë popullatën civile si nevojë e ligjit ndërkombëtar. Franca përsërit thirrjen e saj për armëpushim humanitar që në Gaza të mund të hyjë në mënyrë të përhershme dhe të sigurt ndihmë e mjaftueshme”, thuhet më tej në deklaratë.



