LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha prezanton edhe një prurje/ Mjeku Ylber Sejfedini i bashkohet PDE-së

Kryetari i Partis Demokratike Evropiane Arianit Hoxha,ka njoftuar se thirrjes së PDE-së për ndërtimin e gjeneratës të re politike i’u përgjigjë edhe doktori Ylber Sejfedini,shkruan Top24

Arjanit Hoxha:

“Thirrjes së #PDE për ndërtimin e gjeneratës të re politike i’u përgjigj pozitivisht doktori Ylber Sejfedini.

Dr.Ylberi është një profesionist i përkushtuar në sferën e mjekësisë i cili së shpejti do të merr edhe titullin doktor specialist i Neurologjisës.

Dr.Ylber është i punësuat në klinikën universitare për sëmundje neurologjikë në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” – Shkup.

Gjatë karierës së tij Dr.Ylberi ka punuar edhe si profesor në shkollën e mesme mjekësore “Maria Kiri” në Shkup, poashtu edhe si mjek në ndihmën e shpejtë si dhe ka qenë një ndër doktorët që kanë menaxhuar pandeminë Covid-19.

Edhe pse i ri në moshë ai mban titullin e magjistrit të Shëndetit Publik dhe është autor i librit “Urgjencat mjekësore dhe trajtimi i tyre”.

Dr.Ylberi është shembulli i të riut profesionist i cili vendos që të kyçet aktivisht në politikë për të kontribuar në ndërtimin e gjeneratës së re të politikanëve.

Me këso kuadro ne jemi në rrugën e drejtë për të arritur synimet tona.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close