LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Aliu: Në konferencën vjetore të MASIT, transformimi digjital nuk është një zgjidhje, është e pashmangshme

Ministri i shoqërisë informatike dhe admistratë Azir Aliu, në konferencën vjetore të MASIT  ka njoftuar se Transformimi Digjital nuk është një zgjidhje, është e pashmangshme dhe se si shtet po ndërtojmë të ardhmen “Përmes digjitalizimit ku po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme”, shkruan Top24

Shkup- Në konferencën vjetore të MASIT “Përmes digjitalizimit po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme”
📲💻Transformimi Digjital nuk është një zgjidhje, është e pashmangshme.
Teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlera në të gjithë sektorët, në të gjithë aspektet e jetës sonë të përditshme dhe të punës.
🔸Revolucioni digjital është një realitet, por gjithashtu dhe një punë në progres. Sigurisht, digjitalizimi i sistemeve tona, databazave dhe infrastruktura kritike ka edhe disavantazhet e veta.
🔸Siguria kibernetike është element thelbësor për mirëfunksioninm e qeverisë dhe infrastrukturave kritike të informacionit.Qeveria e ka kthyer tashmë sigurinë kibernetike në një nga çështjet më të rëndësishme dhe është fokusi ynë kryesor.
🔸Për këtë arsye, iniciativa prioritare e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë, e cila u mbështet edhe nga qeveria është krijimi i Agjencisë Digjitale e cila do të shërbejë si institucion kryesorë dhe përgjegjës për zbatimin dhe kordinimin e transformimit digjital.
🔸Agjencia Digjitale do të fokusohet në katër shtylla:
-Siguria kibernetike -Infrastruktura TI
-Zgjidhjet Softuerike
-Akademitë & Trajnimet

Related Articles

Back to top button
Close
Close