
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka realizuar takim me Sekretarin Shtetërorë në Ministrinë e Drejtësisë së Hungaris Robert Repasi,shkruan Top24
Krenar Lloga –Në vigjilje të Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme: BE – BALLKANI PERËNDIMOR, i urova mirëseardhje të ngrohtë kolegut tim Robert Repasi, Sekretar Parlamenrar i Shtetit dhe Zëvendësministër i Drejtësisë të Hungarisë.
Hungaria do të jetë ndër vendet e para që do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian në kohën kur vendi ynë, shpresojmë të ketë nisur negociatat për anëtarësimit. Lajm i mirë është fakti se një nga prioritetet e Hungarisë mbetet zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe forcimi i marëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndihma dhe shkëmbimi i përvojave kanë rëndësi të veçantë për këtë proces.
Diskutuam për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë dhe përafrimin e legjislacionit tonë me ligjet e BE-së. I informova për aktivitetet e ndërmarra në kuadër të reformave në drejtësi në vendin tonë. Theks i veçantë në këtë takim u vu në masat dhe aktivitetet që ne i ndërmarrim në fushën e parandalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Y65ruXWCVU54RfEBKDqf1uDqnA5eaAvmtUuxmksYUWhwMC1cBAvYjJxHp8RR7Cdil&id=100090407993687&mibextid=Nif5oz



