LajmeMaqedoni

Më 30 tetor në Shkup do të mbahet panair për studime në Francë

Më 30 tetor në Institutin Francez në Shkup do të mbahet panairi tradicional për studime në Francë. Veprimtaria do të jetë e hapur për vizitorët në orën 11:00 dhe do të fillojë zyrtarisht në orën 12:00. Fjalë përshëndetëse do të kenë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Cyril Baumgartner, i cili është ambasador i Francës dhe Marko Gjorgievski, drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet – Erasmus+.

Në panair do të takohen nxënës të shkollave të mesme të Maqedonisë, studentë, profesorë universitarë, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e lartë në Francë, apo të arrijnë bashkëpunim universitar.

Gjatë aktivitetit, informacionet e nevojshme për programet e studimit zbulohen drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e universiteteve franceze të pranishëm në panair, si dhe informacione për të gjitha aspektet e jetës studentore në Francë.

Ngjarja organizohet nga Instituti Francez në Shkup dhe agjencia franceze për arsim të lartë “Campus France”.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close