
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për mediumin e njohur britanik “Financial Times”, ku ka folur për dialogun e sigurinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë intervistë, Kurti ka folur edhe për Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje, raportohet se Kurti i ka bërë thirrje emisarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që të ndalonte “së konsideruari Serbinë si forcë e natyrës, një lloj arushe iracionale të cilës duhet t’i hedhim qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes e sigurisë.



