
Presidenti francez, Emanuel Macron, propozoi që koalicioni ndërkombëtarë, i cili lufton Shtetin Islamik në Irak dhe Siri, të zgjerohet për të përfshirë edhe luftën kundër grupit militant palestinez të Hamasit në Gaza.
Duke folur në krah të kryeministrit Benjamin Netanjahut në Jeruzalem, Macron theksoi se Franca dhe Izraeli ndajnë terrorizmin si “armikun e tyre të përbashkët”, por dha shumë pak detaje se si mund të përfshihet koalicioni i dhjetëra vendeve të udhëhequra nga SHBA.Top24



