
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë në GJKKO ditën e sotme për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha: Sic e dini Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë se me aktin e fundit ai i shpallur luftë totale dhe ne do ti përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.
Në një analizë që dëshmon më shumë se asgjë tjetër urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë që ka ndërmarrë PD ndër vite.
Cdo demokrat dhe demokrate duhet të ndihet me to.
Unë sot jam këtu për të paraqitur vetëm njerën prej tyre, të cilën falangat e krimit politik e paraqesin si fakt argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim apo është ndërmarrë për korrupsion. Kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish pronarëve.



