BotaLajmeTopLajm

Netanjahu paralajmëron luftë të gjatë kundër Hamasit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu tha se lufta e vendit të tij kundër Hamasit “mund të jetë luftë e gjatë”.

Izraeli i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi grupi militant nisi një sulm brutal terrorist ndaj Izraelit që vrau më shumë se 1400 njerëz.

Nënkoloneli i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Peter Lerner, tha se qëllimi i ushtrisë izraelite është “të godasë Hamasin dhe t’i bëjë të pafuqishëm në mënyrë që të mos jenë në gjendje të na sulmojnë përsëri”.

Duke folur në një konferencë shtypi në Jerusalem të martën së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, Benjamin Netanjahu theksoi nevojën për të mposhtur Hamasin ose “ne të gjithë do të humbasin”.

Netanyahu deklaroi se Hamasi paraqet gjithashtu kërcënim për Evropën.

Ai gjithashtu i bëri jehonë paralajmërimit të Macron për Hezbollahun, grupi militant islamik i mbështetur nga Irani që dominon Libanin jugor, që të mos bashkohet me luftën. Ai tha se Hezbollahu do të “pendohet” nëse hyn në konflikt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close