
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, vlerëson se takimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti me pesëshen diplomatike evropiane dhe amerikane ka tretur pozicionin e krijuar pas sulmit në Banjskë.
“Këshillë: Kurtin mos e këqyrni çka thotë, por çka bën! A ju kujtohet 24 shtatori? E deklaratat që prodhoi? – se si kjo ngjarje e zbuloi dhe e dëshmoi Serbinë. Dhe se pas kësaj nuk vazhdohet me konfigurimin e vjetër të dialogut? Bota e pa”, nis një postim i Molliqajt.
“Mbani mend edhe ato deklaratat për ndërmjetësuesit e anshëm, njëri më shumë se tjetri. Se si ky Lajçaku është tejet i anshëm?”.Top24



