LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi: Bullgaria edhe takson gazin rus me 10 euro per 1 mw/h edhe detyron MV që 70% te blej gaz rus, zgjidhja kerkohet nga Komisioni Evropjan

Drejtori i resurseve energjetike në RMV, Bajram Rexhepi në një intervist për Tv Telma,ka deklaruar se Parlamenti Bullgar ka miratuar një ligj, i cili takson transmisionin e gazit Rus, me 10Euro për 1 MW/h,dhe se ka huazuar të gjithë kapacitetin e transmisionit për Maqedoninë e veriut te Gazprom,shkruan Top24.

Bajram Rexhepi :” Parlamenti Bullgar ka miratuar një ligj, i cili takson transmisionin e gazit Rus, me 10Euro për 1 MW/h. Ne nuk kemi problem me këtë taksë, por në anën tjetër operatori bullgar ka huazuar të gjithë kapacitetin e transmisionit për Maqedoninë e veriut te Gazprom, me një kontratë afatgjate dhe kapaciteti që ato lirojnë për resurs tjetër jashtë gazit rus, është vetëm 5000 MW në ditë. Dhe kjo shkakton problem të jashtëzakonshëm për tregun tonë, sepse kërkesa gjatë periudhës së dimrit është katërfish më e madhe.

Ne kemi adresuar kërkesën tonë,te të gjitha institucionet relevante Europiane për kapërcimin e këtij problemi akut dhe lirimin e kapaciteteve të pashfrytëzuara në Bullgari, sepse kjo është një obligim ligjor i definuar në direktivat e BE-së, dhe besoj se do të mbisundojë solidariteti dhe respektimi i akteve të BE-së. Top24

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close