
Të gjithë ndjekësit menduan se Ledri do të ishte për shkak edhe të shumë aludimeve se ata ndoshta kanë një krisje në lidhjen e tyre ose se Ledri nuk e ka mbështetur Sarën në këtë projekt.
Në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë”, Sara Hoxha, e cila dihet tashmë se është pjesë e kastit të filmit, ka tërhequr shumë vëmendjen me ‘look-un’ e saj. Ama ajo çfarë të gjithë vunë re dhe ngriti shumë aludime ishte mungesa e Ledri Vulës dhe fakti që nuk e shoqëroi në tapetin e kuq, duke menduar kështu se ndoshta Ledri nuk ka qenë dakord për pjesëmarrjen e Sarës në film dhe për skenat e puthjes me aktorin Roerd Toçe.
“Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar drejt Kosovës për premierën e filmit në Prishtinë. Aktorët janë pritur me emocion dhe brohorima nga të gjithë dhe dihet se kasti i aktorëve ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme. Në Tiranë Ledri nuk e shoqëroi Sarën në premierë dhe mbrëmjen e djeshme në Prishtinë përsëri u vu re mungesa e tij edhe pse të gjithë ndjekësit menduan se Ledri do të ishte për shkak edhe të shumë aludimeve se ata ndoshta kanë një krisje në lidhjen e tyre ose se Ledri nuk e ka mbështetur Sarën në këtë projekt. Përsëri asnjë familjar i saj nuk ishte në premierë, por kësaj here ishte vajza e saj Poem Blu, e cila ka qenë me Sarën gjatë hyrjes së saj.Top24



