LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Angazhimi ynë po jep kujdes më të madh për pacientët, mjekëve amë ju dhamë më shumë mundësi

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka njoftuar për risitë që po bëhen për kujdesin shëndetësor,shkruan Top24.

Mexhiti ka potencuar se janë lëshuar mbi 20 mijë udhëzime laboratorike,janë shkruar mbi 70 mijë receta për mbi 48.500 pacientë.

Fatmir Mexhiti : ” Risitë në kujdesin parësor shëndetësor po funksionojnë mirë – janë lëshuar mbi 20 mijë udhëzime laboratorike, janë shkruar 70 mijë receta për mbi 48.500 pacientë. Sot, së bashku me dr. Anne Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së për RMV, vizituam Shtëpinë e shëndetit Kumanovë.

Risia është se që prej muajit shtator mjekëve të familjes iu është dhënë mundësia ligjore për të bërë udhëzime për laborator me një gamë të zgjeruar analizash, gjë që është një lehtësim i madh për pacientët dhe mjekët.Testet laboratorike që mbulohen nga reforma janë statusi i glukozës për diagnostikimin e diabetit, statusi lipidik për përshkrimin e terapisë për uljen e yndyrës, statusi hormonal për diagnostikimin e sëmundjeve të tiroides dhe statusi i proteinave për monitorimin e pacientëve me diabet.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close