LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi publikon konkurs për shoqërinë civile ja cilat janë prioritet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një njoftimi ka njoftuar se është shpallur konkurs për shoqatat dhe fondacioneve të vendit për vitin 2023, shkruan Top24

Mbështetja për shoqërinë civile vazhdon!
Publikuam thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të vendit për vitin 2023 me fokus në këto qëllime prioritare:
👉🏻Barazinë dhe mosdiskriminim në të gjitha fushat e jetës shoqërore;
👉🏻Përmirësimin e kohezionit social dhe tolerancës ndëretnike;
👉🏻Sigurimin dhe promovimin e vlerave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive);
👉🏻Sigurimi e zhvillimit ekonomik të shpejtë dhe të qëndrueshëm, standard më të lartë dhe cilësi jetësore të qytetarëve;
👉🏻Udhëheqjen e suksesshme të bisedimeve negociuese me Bashkimin Europian;
👉🏻Sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe obliguese;
👉🏻Arsimin cilësor të arritshëm për të gjithë, në pajtim më kërkesën e tregut të punës;
👉🏻Administratën moderne dhe efikase të bazuar në digjitalizim që siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet juridike dhe
👉🏻Mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e gjelbër, zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
📑Programi i mbështetjes financiare të sektorit civil parasheh shpërndarjen e mjeteve të përgjithshme buxhetore në vlerë prej 20 milionë denarë në formë të granteve të njëhershme në vlerë prej 600.000 denarëve për periudhën e zbatimit të programeve / projekteve deri më 30 qershor 2024.
📢Ftoj të gjitha shoqatat dhe fondacionet të shqyrtojnë përmbajtjen e thirrjes publike të publikuar në gazetat “Koha” dhe “Slloboden Peçat” dhe të aplikojnë në kornizën e përcaktuar kohore prej 30 ditëve nga dita e publikimit të thirrjes publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close