Lajme

SHBA vijon mbështetjen për Izraelin, nis ‘trurin’ e flotës drejt Mesdheut Lindor

Anija komanduese dhe kontrolluese e Flotës së 6-të të SHBA-së Mount Whitney është nisur në detin Mesdhe Lindor për të mbështetur operacionet e SHBA-së atje, njoftoi Marina të mërkurën, ndërsa tensionet në rajon përshkallëzohen në mes të luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Anija me bazë në Itali u largua të mërkurën dhe do t’i bashkohet aseteve të tjera të SHBA, duke përfshirë dy grupe sulmi aeroplanmbajtëse dhe një anije sulmi amfibe, të dërguara tashmë në Mesdheun Lindor në mbështetje të Izraelit dhe për të ndaluar shpërthimin e një konflikti më të gjerë.

Kjo luftanije shërben si një qendër e sofistikuar komandimi, kontrolli, komunikimi dhe inteligjence.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme SHBA nisi luftanije shtesë si dhe rreth 2 mijë trupa si pjese e mbështetjes për Izraelin lidhur me tensionet me grupin palestinez Hamas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close