BotaLajme

Mbi 60 të lënduar në protestat antiizraelite në Stamboll për shkak të shpërthimit në spitalin në Gazë

Dhjetëra njerëz u lënduan gjatë protestave antiizraelite në Stamboll pas shpërthimit në spitalin “Al Ahli” në Gazë, për të cilin autoritetet palestineze e akuzuan armatën izraelite.

Demonstruesit u ndeshën me policinë kur tentuan të hynë në ndërtesën e konsullatës izraelite, me ç’rast u lënduan 63 persona, mes të cilëve 43 policë, transmeton “Al Arabia”.

Policia lokale kumtoi se ka arrestuar pesë persona, ndërsa në protestë një burrë 65-vjeçar pësoi sulm në zemër, pas çka ndërroi jetë në spital. Këshilli për siguri nacionale të Izraelit dje i këshilloi qytetarët izraelitë ta braktisin Turqinë “sa më parë” për shkak të sigurisë së ytre personale.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close