BotaLajmeMaqedoni

Osmani bisedë me Cohen: Theksova mbështetjen tonë për Izraelin dhe dënojmë fuqishëm terroristët e Hamas

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka biseduar me homologun izraelit Eli Cohen të mërkurën ku i ka theksuar përkrahjen e shtetit maqedonas duke theksuar poashtu kujdesin ndaj popullatës civile, transmeton Gazeta Metro.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njoftoi në X se ka biseduar të mërkurën me homologun e tij izraelit Eli Cohen ku theks të veçantë që të sigurohet një mënyrë që popullata civile të mos e pësojë në këtë luftë.

“Ia përsërita Izraelit mbështetjen dhe dënimin e fuqishëm të sulmeve terroriste të Hamas. Ditëve në vijim, është kyçe që të lirohen pengjet e mbajtura nga Hamas dhe të mbrohet popullata civile në të dy anët e kufirit. Një furnizim në Gaza është i nevojshëm”.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close