
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot ka qëndruar për vizitë në ISHP KU për Hematologji ku ka vizituar dhuruesen e qelizave staminale, një mjeke e re, të cilën e falënderoi për guximin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin zemërgjerë për të shpëtuar jetën dikujt, shkruan Top24
“Akti i saj i humanizmit dhe solidaritetit është shpresë, duke na kujtuar fuqinë e komunitetit dhe mirësisë në momentet kur kjo nevojitet më së shumti. I përgëzoj edhe kolegët nga Klinika e Hematologjisë që praktikojnë këtë metodë moderne në mjekësi me të cilën njeriu ka mundësi për një fillim të ri.” tha ministri Mexhiti përcjellë Top24



