BotaLajmeTopLajm

Mbreti i Jordanisë: Jordania dhe Egjipti nuk do të pranojnë refugjatë palestinezë

(AP) – Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka deklaruar të martën se Jordania dhe Egjipti nuk janë të gatshëm të pranojnë ndonjë refugjat palestinez. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, monarku u tha gazetarëve se “kjo është një vijë e kuqe… jo refugjatë në Jordani dhe gjithashtu jo refugjatë në Egjipt”.

“Kjo është një situatë që duhet trajtuar brenda Gazës dhe Bregut Perëndimor”, ka shtuar ai.

Scholz ndërkohë bëri thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në Gaza.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë për të “diferencuar” se “palestinezët nuk janë Hamas dhe Hamasi nuk ka të drejtë të flasë për ta”.

“Edhe populli palestinez i Gazës është viktimë e Hamasit”, shtoi Scholz.

Lufta që filloi më 7 tetor është bërë më vdekjeprurësja nga pesë luftërat e Gazës për të dyja palët. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se 2.778 palestinezë janë vrarë dhe 9.700 të tjerë janë plagosur. Sipas autoriteteve izraelite më shumë se 1.400 izraelitë janë vrarë dhe të paktën 199 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë marrë peng nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza.

Related Articles

Back to top button
Close
Close