
Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi në ClickPlus ka folur për qëllimin e partisë Partia Populli.
Tha se target grup do të kenë shqiptarët që për disa cikle zgjedhore nuk realizojnë të drejtën e votës dhe se nëpërmjet partisë do të kultivojnë vlerat tradicionale dhe kombëtare të familjes.
“E konsiderojmë të rirregulluar konceptin ideologjik ku pikë të parë japim rëndësi individit, lirisë së individit, familjes, kultivimit të familjes, kultivimit të vlerave tona kombëtare, të vlerave tona tradicionale dhe gjithashtu duke ia bashkëngjitur këtyre edhe konceptin e vlerave evropiane”, tha Zejdi.
Shtoi:
“Target i yni janë shqiptarët që në disa cikle zgjedhore fare nuk dalin në votime”.



