LajmeMaqedoniTopLajm

Von der Leyen: Vetëm duke punuar së bashku, ne do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku i takon, në zemër të BE-së

Vetëm duke punuar së bashku, ne do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku i takon, në zemër të BE-së, këtë e tha sot në Tiranë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përcjell TV21. Ajo paralajmëroi hapjen e tregut europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, për këtë, ajo tha se vendet fillimisht duhet të largojnë pengesat që kanë mes vete në tregti.

“Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të vetëm europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor, për firmat, kompanitë e BP dhe këtë duhet ta krijojmë tashmë në fusha, si për shembull, lëvizja e lirë e mallrave dhe e shërbimeve, transporti rrugor, energjia, por edhe treg digjital i BE-së, mbi të gjitha, pagesa pa para në dorë, për ta bërë atë më të lehtë dhe për ta pasur njësoj si në BE”, theksoi der Leyen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close