
Ai iu drejtua dyja vendeve, duke thënë se fantazmat e së shkuarës nuk duhet t’i lejojnë që t’ua djegin të ardhmen.
Micheli kërkoi nga Kosova e Serbia të shohin drejt së ardhmes dhe sipas tij kjo kërkon kurajë politike.
“Pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo do të jetë fryma për Samitin mes BE-së dhe Ballkanit, që do të zhvillohet në Bruksel”, tha ai.



