
Ka vdekur të hënën ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari.
Ai vdiq në moshën 86-vjeçare.
Siç ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës finlandeze, Ahtisaari vdiq në mëngjesin e së hënës në Helsinki.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, ka thënë presidenti aktual finlandez, Sauli Niinistö.



