LajmeMaqedoni

Mbi 100 qytetarë të Maqedonisë presin të largohen nga Izraeli

Situata e sigurisë në Izrael mbetet ende e komplikuar. Situata në Tel Aviv, si dhe në disa qytete të mëdha të Izraelit dhe në Bregun Perëndimor, edhe pse pa operacione ushtarake, gjnmbetet e tensionuar. Aeroporti Ndërkombëtar i Tel Avivit është plotësisht funksional dhe fluturime të rregullta komerciale si dhe fluturime speciale çarter ende funksionojnë. Por kompanitë e shumta të linjave ajrore në mbarë botën kanë shtyrë linjat e rregullta, gjë që e bën të vështirë transportin e rregullt ajror prej aty.

Nëpërmjet kanaleve të ndryshme të transportit, gjatë ditës së djeshme 20 qytetarë tanë janë larguar nga Izraeli, ndërsa numri i shtetasve të regjistruar që duan të largohen mbetet mbi 100. Për momentin shumica e këtyre shtetasve ndodhen në lokacione që konsiderohen të sigurta dhe rreth njëzet prej tyre tashmë kanë siguruar bileta për disa nga fluturimet komerciale të planifikuara ose me çarter që janë vënë në dispozicion.

Disa qytetarë, në e kontaktit të MPJ-së, raportuan se ndodhen në pjesët e vendit që janë prekur nga veprimet e dhunshme dhe konsiderohen të pasigurta; ambasada jonë në Tel Aviv, si dhe qendra e kontaktit në Shkup, është në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe po punon në mënyrë aktive për të siguruar transferimin e tyre në një vend të sigurt, nga ku mund të dsillen në shtëpi.

 

Ministria e Punëve të Jashtme ka përgatitur një analizë dhe projeksion të detajuar të të gjitha mundësive që do t’i paraqesë Qeverisë, e cila më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.

Për më shumë informacion janë në dispozicion linjat telefonike SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close