LajmeMaqedoni

Mickovski i bën thirrje Kovaçevskit të thërrasë takim të liderëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i bëri thirrje kryeminsitrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të thërrasë takim të liderëve, në të cilin, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.

“Për fat të keq, më duhet të pranoj, ne jemi më pak se gjashtë muaj larg zgjedhjeve, por ajo që po ndodhë sot, nuk ka ndodhur asnjëherë. As nuk kemi dialog me Qeverinë, as që po bisedohet për datë, as për version përfuindimtar të Kodit zgjehdor, ndërkaq janë shumë të qarta rekomandimet e ODIHR-së se gjashtë muaj para zgjedhjeve duhet të mbyllet Kodi zgjedhor. As, ndërkaq, nuk i bëhet ftesë misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së”, thotë Mickoski në intervistë për numrin e ri të javores “Fokus” që del sonte.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi të Qeverisë, sepse, siç thekson, “nuk janë qeveri vetëm për një çështje, por ka edhe çështje tët jera të rëndësishme, për të cilat duhet të bisedohet, nuk mundet t’i shohim prej anash proceset”.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close