
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërrmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja Civile” ose të “Brigadës Veriore” – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.
Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.
Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.



