
Drejtori i FSSHPMV, Arsim Hasani ka njoftuar se pensionistët e Maqedonisë së Veriut do të marin pensione më të larta prej 5.3% ndërsa kjo ritje do të vazhdoj edhe në të ardhmen th Hasani për Top24.
“Misioni i ynë është që të kujdesemi për pensionistët, të kenë dinjitet dhe të ju kthejmë në një formë mundin dhe kontributin e tyre ndërsa kujdesi dhe përkushtimi ynë do të vazhdoj edhe në të ardhmen”.
Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë plus.
Pensionistët, nga ana tjetër, me pensione më të ulëta do të marrin rritje për 700 denarë.
“Sipas metodologjisë dhe të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pensioni për muajin shtator do të rritet me 5.3%. Ky është rregullimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe bashkë me 5.3% në shtator është gjithsej 13.7%”. Në vend jetojnë rreth 330 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 97 mijë në muaj, pranojnë pensione deri në 13 mijë denarë”.



