LajmeMaqedoniTopLajm

Azir Aliu: Nga sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut do paguajnë më pak për telefonat në BE

Duke nisur nga sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit do të paguajnë mesatarisht 1/3 më pak të çmimit që paguajnë sot në roaming, ndërsa udhëtojnë në vendet e Europës, ashtu si edhe qytetarët e diasporës e ata europianë, kur të vijnë për të vizituar apo takuar të afërmit e tyre, këtu në vendet e rajonit.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu deklaroi se ulja e çmimeve për të dhënat me roaming është një përmbushje e Deklaratës për Roaming të nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor:

“38 operatorë të telekomunikacionit nga BE dhe Ballkani Perëndimor, vitin e kaluar në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, nënshkruan një deklaratë konformiteti, për zvogëlim të ndjeshëm hendekun midis tarifave të roaming-ut dhe çmimeve të brendshme midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit” -deklaroi Aliu.

Ai gjithashtu tha se kjo nismë do ta zvogëlojë hendekun midis roaming-ut dhe çmimeve të brendshme ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e biznesit.

“Ulja e çmimeve për të dhëna me roaming, do të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit të biznesit, turizmit dhe forcimin e lidhjeve midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”- përfundoi Aliu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close