
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njoftoi se tashmë kanë arritur 5.000 aparate për matjen e sheqerit në gjak dhe se gjatë muajit në vijim do të arrijnë edhe 17.000 të tjerë, shkruan Top24. Ministri Mexhiti kërkoi mirëkuptim për vonesat dhe sa se po punojnë për zgjidhje ligjore që furnizimet në të ardhmen të bëhen pa pengesa.
“Në lidhje me atë kur dhe nëse do të vonohen, do të thotë 5000 glikometër kanë mbërritur këtë javë, pritet që muajin e ardhshëm, gjegjësisht nga java tjetër të vijnë edhe 17.000, me të vërtet kërkojmë mirëkuptim, me të vërtet kërkojmë falje”, tha mes tjerash Mexhiti./Top24



