
Shfrytëzimi i potencialit të transformimit digjital në dhe përmes arsimit është thelbësor në botën e bashkëkohor. Prandaj kjo është arsyeja pse ne si shtet jemi të fokusuar në transformimin digjital të kësaj fushe, duke integruar teknologjitë, mjetet dhe praktikat e reja për të përmirësuar dhe modernizuar procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në këtë mënyrë, ne gjithashtu përmirësojmë aksesin në arsim, dhe në të njëjtën kohë rrisim rezultatet arsimore.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në panelin “Përdorimi i përfitimeve të transformimit dixhital në procesin arsimor”, në kuadër të sesionit të 26-të të konferencës ministrore të Arsimit të Këshillit të Evropës, e cila u mbajt me temë “Fuqia transformuese e arsimit: vlerat universale dhe rinovimi qytetar”.
“Transformimi digjital mund të tejkalojë zbrazëtirat në aksesin në arsim. Kurset online, klasat virtuale dhe burimet digjitale i mundojnë individët të kenë akses në arsim cilësor, pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike apo kufizimeve fizike”, theksoi Shaqiri.
Pandemia e KOVID-19, theksoi ministri, përshpejtoi adoptimin e mësimit nga distanca. Ndonëse nuk ishte zëvendësim i mësimit në klasë, mësimi nga distancë ofroi fleksibilitet dhe vazhdimësi në procesin arsimor edhe në kohë krize.
“Duke e pasur parasysh se shkollat në Maqedoninë e Veriut ishin të mbyllura për gati një vit, mësimi në distancë ishte mjet shumë i dobishëm për të tejkaluar mungesën e mësimdhënies. Platformat adaptive të mësimit përdorin të dhëna dhe algoritme për të përshtatur përmbajtjen arsimore sipas nevojave individuale të nxënësve, duke i ndihmuar ata të vazhdojnë të përparojnë. Së fundmi kemi filluar edhe krijimin e teksteve digjitale interaktive për arsimin fillor, të cilët i ndajmë falas përmes platformës së specializuar ueb”, shtoi Shaqiri.



