
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka publikuar lajmin se qeveria e Maqedonisë ka sjellur vendim që të ndihmoj komunën e Tetovës me fletëobligacionit financiar në vlerë 250.165.143 denarë ndërsa komunës së Zhelinës i janë ndarë 21.735.891 denarë, shkruan Top24
Përmirësojmë stabilitetin financiar të komunës së Tetovës dhe Zhelinës!
Shfrytëzues të këtyre fletëobligacioneve do të jenë kreditorët ndaj të cilëve komunat në fjalë kanë detyrime të papaguara dhe ata do të mund t’i shfrytëzojnë këto fletëobligacione për shlyerjen e tatimeve nga Drejtorisë së të Hyrave publike, respektivisht për
Afati i maturimit të fletëobligacioneve është 10 vjet dhe komunat detyrohen që ta kthejnë vlerën nominale të përgjithshme të fletëobligacionit në këste të barabarta 10 vjeçare në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.




