LajmeRajon

Lista Serbe kritikon EULEX-in për mosndërhyrje gjatë bastisjeve që i zhvilloi Policia në veri

Lista Serbe ka kritikuar pjesëtarët e EULEX-it për mosndërhyrje në aksionin e bastisjeve që ka zhvilluar Policia e Kosovës në veri.

Sipas Listës Serbe, njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë “brutalisht në spitalin në Mitrovicë të Veriut”. Ata i kanë akuzuar policët e Kosovës për siç thuhet “brutalitet të tepruar” dhe kanë penguar punën e punëtorëve shëndetësor e kanë frikësuar pacientët.

Në reagimin e tyre ata kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po “i shfrytëzon ngjarjet tragjike në Banjskë për të arsyetuar të gjitha aktivitetet antiserbe në Kosovë”.

Të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, e në të cilën ka thënë se shihet Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close