BotaLajmeRajon

Turqia mbështet Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Tunç Angılı, ka thënë se Turqia e mbështet Kosovën plotësisht pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e heroit, Afrim Bunjaku.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Fillimisht, Ambasadori Angılı shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku, Policinë dhe popullin e Kosovës. Ai tha se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen dhe mesazhin e tij. Ai e informoi atë më tej mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Njëherit, palët kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close