Briga e 93-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, ka arritur të neutralizojë një grup ushtarësh të forcave pushtuese rusen ë afërsi të Bakhmutit.
Pavarësisht se po lëviznin me shpejtësi të madhe me shpresën se do të shmangin artilerinë e ukrainasve, ushtarët rusë e pësuan keq kur në ta u përplas droni kamikaz.
Madje në momentin që para se të godiste motoçikletën, njëri prej ushtarëve shihet në pamje sesi tenton të hidhet në tokë – duke shpresuar se do t’i shpëtojë vdekjes.
Megjithatë shpërthimi ishte i fuqishëm duke dëmtuar fillimisht mjetin me të cilin po udhëtonin, si dhe një prej ushtarëve që mbeti i lënduar rëndë dhe dy tjerë që ecnin zvarrë dhe fshiheshin. /Telegrafi/



