LajmeMaqedoni

Dardhishta: Rrënjët tona mbajnë vetëm një emër, Çairi mbetet shtyllë e pamposhtur e BDI-së dhe Ali Ahmetit

Sekretariati për mundësi të barabarta dega Çair ka mbajtur takim me strukturat e kësaj dege. Udhëheqësja e këtij sekretariati në Çair, Shkodrane Dardhishta tha se Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Sipas saj, çdo punë e filluar me nijet të pastër i vjen era fitore. Shton se përballja me fortunat më e lehtë është dhe do të jetë kur mbahesh për rrënje dhe jo për dege.

“Rrënjët tona mbajnë vetëm një emër, i madhi Ali Ahmeti. Shumë gjëra u thanë dhe do të thuhen. Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së. Gratë sonte dëshmuan se Çairi mbetet shtyllë e pamposhtur e BDI-së. Fitoret e njëpasnjëshme mbajnë edhe vulën e grave të Çairit. Kur bashkohemi ne mund të thyejmë edhe barriera. Jemi superfuqi kur jemi bashkë. Dua të falënderoj të plotfuqishmin, Ali Ahmeti”, tha Dardhishta mes tjerash. Top24

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close