
Këshilltari i BDI-së, Liridon Disha përmes një postimi ka raguar për mosreagimin e komunës së Tetovës pas përmbytjes në disa lagje të Tetovë e cila erdhi si pasoj e reshjeve të sotme, shkruan Top24
Reshjet e djeshme shkaktuan përmbytje në shumë lagje të Tetovës. Komuna e Tetovës ka hyrë në gjumin dimëror dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje të vetme për tu dhënë ndihmë qytetarëve të cilët kishin dëme të konsiderueshme.
Jemi të vetëdijshëm se përmbytjet në Tetovë janë dukuri e kahmotshme për të cilat janë dhënë premtime të shumta, por edhe janë ndërtuar tubacione të kanalizimit atmosferik.
Arsyeja e reagimit është premtimi i dhënë në fushatë parazgjedhore. Kryetari Kasami duhet tu përmbahet premtimeve të cilat i ka dhënë me ka krejt, por sot po i neglizhon njëlloj me ka krejt!



